Covid e grip, mjekët: Mos shkoni në farmaci, ndiqni këshillat tona

schedule16:56 - 6 Janar, 2022

schedule 16:56 - 6 Janar, 2022

Covid, gripi dhe viroza të tjera të rrugëve të frymëmarrjes po qarkullojnë intensivisht në vendin tonë. Shenjat e ngjashme bëjnë që  shumë persona të neglizhojnë konsultën me specialistin dhe ti drejtohen farmacive.

Mjeku infeksionist në spitalin Hygeia në Tiranë, Profesor Doktor Arben Pilaca apelon për të mos u vetëmjekuar.

“S’ka vlerë diferenca se nëse gripi zgjat 3 ditë corona më shumë… njerëzit mos gabojnë të shkojnë në farmaci të marrin antibiotik dhe kortizonik”, thotë ai.

Sipas Drejtorit të Mjeksisë Interne dhe Urgjencës në Spitalin Hygeia situata mund të menaxhohet duke ndjekur masat e thjeshta të fillimit të pandemisë.

“Rritje të higjienës në ambientet ku jetojmë e punojmë, personale. Izolim të atyre që kanë  sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes, ajrosni mjediset… vendosja e maskave në mjedise të mbyllura është dobiprurëse”, shprehet mjeku.

Ndërsa vaksinimi ndaj gripit dhe Covidit thotë mjeku infeksionist Profesor Doktor Arben Pilaca ndihmon për ta kaluar më lehtë sëmundjen.

“Nuk jemi vonë për  ti bërë vaksinat  pavarësisht se kemi hyrë në sezon”, sqaron ai.

Stina e ftohtë dhe qëndrimi në vende të mbyllura ndikon në shfaqjen e këtyre infeksioneve, por masat e marra për tu mbrojtur nga Covid ndikojnë dhe për të mbajtur larg gripin apo virozat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!