COVID drejt zhdukjes, sot 40 raste të reja, asnjë viktimë

schedule17:08 - 14 Maj, 2022

schedule 17:08 - 14 Maj, 2022

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se në 24 porët e fundit për fat të mirë nuk është shënuar asnjë viktimë. Sakaq, nga 846 testime kanë rezultuar pozitiv 40 qytetarë, ndërsa 14 të tjerë janë shëruar.

Në total, janë 251 raste aktive me COVID, ku Tirana vijon që të ketë numrin më të lartë të të infektuarve.

Në një kohë kur këto shifra shihen nga qytetarët si “zhdukje totale e COVID”, ekspertët vënë theksin që të vijohet procesi i vaksinimit pasi ekziston mundësia e përkeqësimit të situatës gjatë periudhës së vjeshtës

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 846 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 40 qytetarë, në këto bashki:
23 në Tiranë, 3 në Lezhë, 2 në Fier, Sarande, 1 në Durrës, Patos, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë, Korçë, Pogradec, Kolonjë, Kuçovë, Elbasan.
Janë 251 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,826 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Maj 2022)

Raste të reja ditore 40
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 846

Testime totale 1,817,530
Raste pozitive 275,574
Raste të shëruara 271,826
Raste Aktive 251
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 136
Fier 32
Vlorë 16
Shkodër 14
Elbasan 10
Lezhë 11
Berat 9
Gjirokastër 9
Durrës 5
Korçë 6
Kukës 3

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!