COVID “djeg” edhe këtë sezon, shoqata: Asnjë rezervim, të vaksinohen punonjësit e turizmit

schedule17:59 - 8 Mars, 2021

schedule 17:59 - 8 Mars, 2021

Erblina Mile

“Nëse realizojmë një vaksinim masiv kjo do të garantojë sezon të mbarë turistik” tha Edi Rama. Por biznese të sektorit të turizmit nuk  janë dakord me këtë deklaratë. Ata shprehen se sezoni turistik pranveror ka dështuar ndërsa ai veror nuk ka asnjë garanci pasi nuk nde rezervime. Sipas Besnik Vathit përfaqësues i  tur-operatorëve vaksinimi në masë nuk është kushti i vetëm që turizmi të rifillloj.

“Është kusht i domosdoshëm, por jo i vetëm që turizmi të kthehet në gjendje normale. Situatat janë pa vendimmarrje nga të huajt” tha ai. Turistët e huaj janë kryesisht nga vendet e Europës dhe ata vijnë me anë të rezervime të hershme ndërkohë që  nga këto shtete ende nuk  është marrë asnjë vendim në lidhje me sezonin veror.

Për të shmangur Shqipërinë nga listat e kuqe përfaqësues të sektorit turistik kërkojnë  vaksinim të grupeve që janë direkt në kontakt me turistët e huaj. “Hotelet e turizmit, gudiat, shoqëruesit, shoferët e autobusëve janë në frontin e parë të punës me të huajt” tha ai.

Nga vlerësimet e Shoqatës së Tur-Operatorëve dëmi financiar nga ky sektor gjatë 2020 llogaritet të jetë rreth 1.8 mld euro nga rreth 2.3 mld eruo që turizmi sjell në total. Turizmi në vend është një ndër sektorët më të dëmtuar nga pandemia dhe ky është vit i dytë ku mungojnë totalisht turistët e huaj./ db/ Abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!