COVID dhe politika mund të dëmtojnë miqësitë në rrjete sociale

schedule17:52 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 17:52 - 7 Dhjetor, 2020

Ndërsa pandemia detyroi njerëzit të kalojnë më shumë kohë në shtëpi, rrjetet sociale shihen si një mjet i mirë komunimi për ruajtje të miqësive. Por në ShBA, politika dhe COVID po vënë në rrezik marrëdhëniet personale të njerëzve në rrjete sociale.

Zgjedhjet për president përfunduan ndërsa COVID vazhdon. Këto dy çështje vazhdojnë të ndajnë shoqërinë amerikane.

Familja e Kevin McMullen-it nuk komunikon shumë me të që nga viti 2016, kur ai votoi për kandidaten demokrate për presidente Hillary Clinton. Edhe kur flasin, zakonisht bisedat përfundojnë me grindje.

I lindur në Pensilvani, zoti McMullen u zhvendos në qytetin e Nju Jorkut para 14 vitesh. Tani ai kthehet rrallë në shtëpi për të vizituar familjen.

Lyubov Borod dhe vëllai i saj Yakov erdhën në ShBA nga Rusia para më shumë se katër dekadash. Në atë kohë, Jimmy Carter ishte president. Ata votuan për Ronald Reaganin dhe pastaj një kandidat tjetër republikan.

Por pas George W. Bush, Lyubov Borod votoi për demokratët. Për këtë arsye marrëdhëniet e saj me familjen janë tensionuar.

“Unë nuk flas me motrën time. Nuk flas as me një mik pas 25 vitesh miqësi, Është e dhimbshme”, thotë zonja Borod. Lyubov Borod, Emigrante ruse.

Polarizimi në rritje në ShBA nuk është fenomen i ri, por rrjetet sociale duket se po përkeqësojnë konfliktet dhe shkatërrojnë miqësitë.

“Unë personalisht largoj njerëz nga lista e miqve në rrjete sociale që nga viti 2008, 2016 edhe këtë vit!”, thotë Sue Scheff, eksperte e sigurisë së internetit.

Sue Scheff është autore e librit “Kombi i turpit” Epidemia globale e urrejtjes online”.

Ajo thotë se kur nuk arrini të pajtoheni me një temë, gjëja më e mirë është të mos i shikoni postimet e personit në rrjetin tuaj social.

“Urrejta dhe përçarja nuk janë të shëndetshme për askënd”, thotë ajo.

Sipas një studimi nga Instituti i Hulumtimeve Publike Fetare, ata që mbështesin demokratët largojnë tri here më shumë nga lista e miqve njerëz me qëndrime të kundërta. Ndërsa 80 për qind e votuesve e pranojnë se nuk kanë miq të afërt që votojnë për partinë rivale.

Edhe faqet e lidhjeve të dashurisë janë politizuar, njofton instituti. Mbi 84 për qind e përdoruesve thonë se nuk duan të dalin në takim me një person që ka pikëpamje të kundërta politike.

Ndërsa Kevin McMullen ka mbyllur llogarinë e tij në Facebook vite përpara, pasi thotë se është lodhur nga përçarjet. Përkundër të gjithave, ai shpreson që marrëdhënia me familjet e tij të përmirësohet sepse, thotë ai, pavarësisht se kush drejton shtetin, familja nuk ndryshon kurrë./VOA

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!