COVID agresiv edhe tek fëmijët, 2000 të prekur që nga nisja e pandemisë

schedule16:49 - 18 Shkurt, 2021

schedule 16:49 - 18 Shkurt, 2021

Nga Ema Shazivari

Nëse më herët është thënë se fëmijët ishin kategoria më pak e rriskuar nga pasojat e Covid-19, duket se kjo ka ndryshuar.

Që prej muajit nëntor, virusi është bërë më agresiv në grupmoshat pediatrike. Janë shtuar rastet e fëmijëve të cilët kanë nevojë për hospitalizim, por edhe atyre në terapi intensive. Shefja e shërbimit të Pediatrisë së Përgjithshme Numila Kuneshka, sqaron mënyrën se si bëhet shtrimi i fëmijëve të cilët paraqiten në urgjencë me simptomat e COVID-19.

“Fëmijët të cilët paraqiten në Urgjencën e Pediatrisë dhe që kanë indikacione të shtrohen në spital do të kalojnë në triazhin për Covid, pra pavioni i Pediatrisë së Përgjithshme është kthyer në pavion trizh Covid. Këta fëmijë me temperaturë marrin tamponin, qoftë atë të shpejtë qoftë atë të PCR. Deri në ardhjen e përgjigjes, këta fëmijë qëndrojnë të shtruar në pavionin e Pediatrisë së Përgjithshme”, tha mjekja.

Që nga nisja e pandemisë, rreth 2000 fëmijë janë infektuar nga koronavirusi, ndërsa 1 foshnje 14 muajsh ka humbur jetën. Muaji janar ka pasur numrin më të lartë të infektimeve pediatrike, ku janë shënuar 700 raste.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!