Covid 4 gati për pacientët, Manastirliu apel qytetarëve: Mos neglizhoni masat mbrojtëse

schedule09:40 - 24 Nëntor, 2020

schedule 09:40 - 24 Nëntor, 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu mëngjesin e kësaj të marte e ka nisur me pamje nga spitali Covid 4.

Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se tashmë  Covid 4 është i pajisur me të gjithë aparaturat dhe infrastrukturën e nevojshme për të qenë në shërbim të pacientëve me koronavirus.

Ndër të tjera ministrja ka bërë apel qytetarëve që të zbatojnë masat kufizuese dhe të ndihmojnë mjekët dhe infermierët që të shmangim këtë sëmundje që ka përfshirë prej muajsh gjithë botën.

Këto pamje që shihni i përkasin spitalit COVID4, plotësisht i pajisur me aparatura dhe infrastrukturën e nevojshme. Sipas planit të përgatitur për burimet njerëzore, me prof. Krenar Lilën, prof. Arben Gjatën dhe stafin drejtues të QSUT, do të vihet në funksion spitali i ri, pjesë e përgjigjes tonë për përballimin e kësaj lufte të ashpër kundër virusit të rrezikshëm #covid19.

T’u japim një dorë mjekëve e infermierëve tanë në vijën e parë të betejës,  duke mos neglizhuar rregullat në përditshmëri, #MASKA? #DISTANCA↔️ #HIGJIENA? për të mos lejuar virusin e rrezikshëm, të na dëmtojë njerëzit e dashur “, shkruan Manastirliu. /abcnews.al

? Këto pamje që shihni i përkasin spitalit COVID4, plotësisht i pajisur me aparatura dhe infrastrukturën e nevojshme….

Posted by Ogerta Manastirliu on E hënë, 23 Nëntor 2020

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!