Covid-19/ Zvicra refuzon të miratojë për përdorim AstraZeneca

schedule08:33 - 4 Shkurt, 2021

schedule 08:33 - 4 Shkurt, 2021

Autoritetet zvicerane kanë deklaruar se të dhënat për vaksinën AstraZeneca nuk janë të mjaftueshme për të dhënë dritën jeshile, për përdorimin e saj.

Agjencia që miraton përdorimin e ilaçeve dhe vaksinave, bëri thirrje për studime të reja për efektivitetin e vaksinës. Një ditë më parë autoritetet franceze të shëndetësisë njoftuan se vetëm personat nën 65 vjeç duhet të vaksinohen kundër koronavirusit.

Ndërkohë,Gjermania dhe Austria tashmë kanë rekomanduar që vaksina të përdoret  vetëm nën moshën 65 vjeç.

Rregullatori i BE-së ka aprovuar vaksinën Oxford-AstraZeneca për të gjithë të rriturit, por i takon secilit anëtar të përcaktojë politikën e tij të përdorimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!