Brazili është shndërruar në epiqendrën e re të infeksioneve me COVID-19.
Brazili regjistroi një numër rekord të rasteve të reja të koronavirusit të mërkurën, duke tejkaluar numrin e Francës dhe duke u bërë vendi i gjashtë më i prekur.
Qeveria konfirmoi 11,385 raste të reja në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e saj të përgjithshëm në 188.974 raste të koronavirusit që prej fillimit të shpërthimit.
U regjistruan gjithashtu 749 viktima të tjera nga koronavirusi, duke çuar numrin e përgjithshëm në 13.1149.
Pandemia ka goditur ekonominë e Brazilit ndërsa banorët strehohen në shtëpi dhe shumë qeveri shtetërore dhe lokale udhëzuan që shumica e bizneseve të mbyllen për të ngadalësuar përhapjen e virusit.
Të mërkurën, ministria parashikoi se ekonomia braziliane do të ulej me 4.7% në vitin 2020, rënia më e madhe vjetore që nga viti 1900.
Presidenti këtë javë shpalli palestrat dhe sallonet e bukurisë si shërbime ‘thelbësore ’që mund të hapen për biznes, duke shkaktuar reagime të shumta nga guvernatorët.
Sao Paulo, shteti më i populluar i Brazilit dhe me shumicën e rasteve të koronavirusit, nuk do të zbatojë dekretin e Bolsonaro, tha të mërkurën Guvernatori Joao Doria, duke i bërë jehonë komenteve të bëra nga të paktën 10 guvernatorë të tjerë.
Pesë vendet që kanë regjistruar më shumë raste se Brazili janë Shtetet e Bashkuara, Spanja, Rusia, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia./abcnews.al