COVID-19/ Ulen infektimet, por rriten vdekjet, bilanci në 24 orët e fundit

schedule17:32 - 26 Dhjetor, 2021

schedule 17:32 - 26 Dhjetor, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë ka pasur një ulje të numrit të infektimeve me koronavirus, por fatkeqësisht është shënuar një shifër e lartë viktimash.

Konkretisht në 24 orët e fundit janë infektuar 167 qytetarë. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka pasur 5 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetar nga Korça 61 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 67 vjeç dhe 81 vjeç, një qytetar nga Durrësi 71 vjeç, një qytetar 72 vjeç nga Mallakastra.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 121 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 253 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 199,386 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i MSH: 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,383 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 167 qytetarë, në këto bashki: 44 në Tiranë, 15 në Vlorë, 12 në Berat, 9 në Durrës, 7 në Kuçovë, 6 në Vorë, Dibër, 5 në Divjakë, Himarë, 4 në Lushnje, 3 në Shkodër, Kavajë, Mat, Mallakastër, Sarandë, Devoll, Dimal, Skrapar, Elbasan, Gramsh, 2 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Krujë, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Librazhd,1 në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, Fier, Delvinë.
Janë 5,129 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 121 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetar nga Korça 61 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 67 vjeç dhe 81 vjeç, një qytetar nga Durrësi 71 vjeç, një qytetar 72 vjeç nga Mallakastra. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 253 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 199,386 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore          167
Të shëruar në 24 orë       253
Të shtruar në spitale       121
Humbje jete në 24 orë    5
Testime ditore                 1,383

Testime totale              1,460,890
Raste pozitive                207,709
Raste të shëruara          199,386
Raste Aktive                      5,129
Humbje jete                      3,194

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           2,381
Fier                 579
Durrës             397
Shkodër          349
Elbasan           321
Vlorë                262
Berat               247
Gjirokastër     196
Lezhë              136
Korçë               103
Kukës               82
Dibër                76

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!