Dy persona që ishin prekur me Covid-19 kanë ndërruar jetë në Kosovë. Lajmi u bë me dije nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, duke shtuar se 11 të tjerë janë konfirmuar pozitiv gjatë 24 orëve të fundit. Ndërkaq, 14 persona janë hospitalizuar dhe se 93 raste janë aktive.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga Covid-19 deri sot është 3,206, ndërkohë që viktimat e fundit janë të regjistruar në komunën e Deçanit dhe të Gjilanit, raportojnë mediat në Kosovë.
/abcnews.al