Shkalla e vdekshmërisë së pacientëve të trajtuar me plazma ka rënë nga 15% në 6%. Është ky rezultati i dalë prej eksperimentimit të kryer nga ‘Policlinico San Matteo’ i Pavia dhe ‘l’Asst di Mantova te 46 pacientë në terapi intensive, shkruan TgCom24.
Fausto Baldanti, drejtor i Njësisë së Virologjisë në ‘San Matteo’ në Pavia tha se “Fillimisht, vdekshmëria tek pacientët e shtruar në terapi intensive ishte midis 13 dhe 20%, mesatarisht rreth 15%, ndërsa me trajtim plazmatik përqindja e vdekshmërisë ra në 6%”.
Sipas autoriteteve, studimi kishte tre objektiva: uljen e vdekshmërisë afatshkurtër në kujdesin intensiv, përmirësimin e parametrave të frymëmarrjes dhe përmirësimin e parametrave që lidhen me inflamacionin, dhe duket se rezultatet më domethënëse u arritën në objektivin e parë.
Sipas mjekëve të Rajonin të Lombardisë, ata tani presin nga autoritetet e larta shëndetësore që të aprovojnë trajtimin eksperimental zyrtarisht si kurë për pacientët Covid.
Para pak ditësh edhe mjekët e spitalit Poma në Mantova deklaruan se terapia plazmatike me antitrupa mbi pacientët në gjendje të rëndë nga infeksioni i koronavirusit ka funksionuar dhe është e suksesshme dhe se drejt spitalit po vërshojnë shumë donator, ish pacientë të shëruar që tani duan të dhurojnë plazmën e gjakut të tyre, që tani ka krijuar antitrupa ndaj Covid-19 dhe se per të menaxhuar donatorët dhe mbledhjen e plazmës me është krijuar edhe një bankë dixhitale e gjakut.
Por jo vetëm ,edhe Presidenti i Rajonit Italian të Veneto, Luca Zaia tha se është krijuar banka e gjakut pacientëve të rikuperuar nga koronavirusi e cila do të shërbejë për të mbledhur plazma të gjakut të personave të rikuperuar për të trajtuar të sëmurët me Covid-19./abcnews.al