Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

COVID-19/ Spanja shënon numrin më të ulët të viktimave në 6 javët e fundit

schedule14:35 - 30 Prill, 2020

schedule 14:35 - 30 Prill, 2020

Numri i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në Spanjë ka zbritur në 268, bëri të ditur sot ministria e shëndetësisë. Kjo shifër është më e ulëta në gjashtë javët e fundit.

Numri total i viktimave ka shkuar 24.275 , ndërkohë që të infektuarit aktualisht janë 236,899

Spanja ka pasur një nga shpërthimet më të këqija të epidemisë dhe qeveria vendosi izolim  të detyruar në të gjithë vendin por tani autoritetet besojnë se piku ka kaluar dhe dëshirojnë të nisin lehtësimin e masave nga java e ardhshme.

Megjithatë, shqetësim më i madh mbetet ekonomia e vendit, e cila është tkurrur  me 5.2% në 3 muajt e parë të këtij viti.

Të martën, Kryeministri Pedro Sanchez përpiloi një plan me katër faza për heqjen e masave, me synim rikthimin në normalitet nga fundi i qershorit, kur do të hapen edhe plazhet. Sidoqoftë, zona të ndryshme të vendit do të ecin me shpejtësi të ndryshme përmes fazave, në varësi të shkallës së zhvillimit të infeksionit dhe kritere të tjera, si qëndrimi karshi rregullave të distancimit social./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!