“Covid-19 si murtajë”, Rossi: Martesa? Më parë dua të bëj fëmijë me Francescan

schedule11:34 - 21 Mars, 2021

schedule 11:34 - 21 Mars, 2021

Legjenda e MotoGP, Valentino Rossi, është rikthyer të flasë gjerë e gjatë për jetën e tij. Italiani në një intervistë për “Repubblica”, ndalet tek periudha kur ishte i infektuar me Covid-19 si dhe tek vaksinat, të cilën ai e ka bërë tashmë. Në fund, Rossi prek edhe marrëdhënien e tij me partneren Novello, ku e shpreh hapur dëshirën për të patur një fëmijë.

 

EKSPERIENCA ME COVIDIN – “Ishte e vështirë sepse isha i izoluar nga gjithçka. Unë që kur kam lindur kam qenë festa sepse të gjithë që takoja më buzëqeshnin mua dhe më jepnin gëzim. Por me infektimin u ndjeva si në murtajë. Aty e kuptova se çfarë është vetmia. Një gjë e tillë nuk më kishte ndodhur kurrë”.

VAKSINA – “Unë e bëra. Është e vërtetë që ne jemi të privilegjuar. E bëra në Katar, në fillim të muajit kur ishim për prova. Nuk kam asnjë reagim deri më tani. Thonë se për ata që janë të infektuar mund të ketë disa reagime të vogla. I ndjek me shumë kujdes lajmet, pasi bëhet fjalë për shëndetin tonë”.

 

JETA PRIVATE – “Do të doja një fëmijë me Francescën. Kam kohë që e dëshiroj dhe tashmë mendoj se kam gjetur partneren e duhur të jetës. Besoj se një ose dy fëmijë dëshiroj. Kam patur shumë të dashura me të cilat kemi qenë bashkë për disa kohë, por asnjëherë nuk ka qenë si lidhja si jam tani. Kjo është diçka tjetër. Martesa? Për momentin më intereson më shumë të bëj një fëmijë. Kjo është parësore”, përfundon Rossi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!