Koronavirusi deri më tani ka shënuar 93 viktima në Greqi. Mediat greke bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 3 viktima në Athinë dhe në Selanik.
Gjithashtu në orët e fundit janë konfirmuar edhe 72 raste të reja me Covid 19, duke e çuar në 2 mijë e 81 numrin e personave të infektuar në këtë shtet./abcnews.al