COVID-19/ Sa e rëndësishme është mënyra se si kollitemi për të shmangur transmetimin?

schedule10:45 - 24 Mars, 2020

schedule 10:45 - 24 Mars, 2020

Një video nga Universiteti Gjerman i Weimarit na tregon rëndësinë e kollitjes në bërryl, si një nga masat paraprake për të shmangur përhapjen e koronavirusit. Ata kanë realizuar provën midis vendosjes së dorës kur kolliteni, dhe vendosjes së bërrylit.

Kur kolliteni dhe e vini dorën para, grimcat ku mund të jetë edhe koronavirusi, përhapen si në zonën e sipërme ashtu edhe në atë të poshtmen dhe nuk funksionon në mënyrë efektive.

Kur kolliteni me bërrylin para, shpërndarja e grimcave është praktikisht e zbehtë, duke bërë që rreziku i mundshëm të mbetet në bërrylin tonë. Përveç kësaj, në këtë mënyrë ne shmangim mbajtjen e këtyre burimeve të infeksionit në dorë, ku është shumë më e lehtë për t’i transmetuar ato. Edhe pse është disi e vështirë, dhe që shpesh e harrojmë, është një nga çelësat kryesorë për të frenuar ngjitjen./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!