Covid-19 rikthehet në spitalin e Elbasanit, konfirmohen dy punonjës të infektuar

schedule11:10 - 12 Tetor, 2020

schedule 11:10 - 12 Tetor, 2020

Covid-19 rikthehet sërish në spitalin e Elbasanit, konfirmohen dy punonjës të infektuar

Covid-19 kthehet sërish në qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli” në Elbasan. Burime për gazetarin Aldo Kozarja konfirmojnë se kanë rezultuar pozitivë një çift bashkëshortesh, ku gruaja është infermiere në repartin e Martenitetit.

Ndërsa bashkëshorti punon në recepsionin e Patologjisë. Mësohet se janë karantinuar edhe dy infermierë të tjerë, pasi kanë pasur kontakte me bashkëshortët.

Infermierët që janë karantinuar janë njëri në repartin e Urgjencës tjetri në atë të Ortopedisë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!