Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

COVID-19 prek edhe Portugalinë e Ronaldos, izolohet menjëherë portieri

schedule12:16 - 9 Tetor, 2020

schedule 12:16 - 9 Tetor, 2020

Portieri i Portugalisë, Anthony Lopes, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Gardiani i Lyon ka marrë lajmin jo të mirë ditën e djeshme, pas testeve që iu nënshtruan e gjithë skuadra dhe stafi teknik në prag të ndeshjeve të vlefshme për Ligën e Kombeve.

30-vjeçari është larguar menjëherë nga grumbullimi i kombëtares dhe është futur në karantinë. Lopes do të ndjekë me kujdes protokollin e UEFA-s, por tashmë është e sigurt se ai do të jetë një mungesë e sigurt për trajnerin Santos.

Ndërkohë lojtarët e tjerë dhe stafi do t’i nënshtrohen sërish një tjëter testi ditën e sotme dhe më pas është planifikuar një seancë stërvitore në orën 17:00. Kujtojmë që këtë herë portugezët do të luajnë kundër Francës dhe Suedisë, konkretisht të dielën dhe të mërkurën e ardhshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!