Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Covid-19 po “përpin” Indinë, shënohet rekord viktimash

schedule14:08 - 2 Maj, 2021

schedule 14:08 - 2 Maj, 2021

India ka shënuar një tjetër rekord negativ për sa u përket viktimave të shkaktuara nga Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë Indinë janë shënuar 3,689 humbje jete për shkak të koronavirusit.

Kujtojmë se vetëm një ditë më parë India shënoi një rekord botëror infektimesh ku gjatë 24 orëve u infektuan mbi 400 mijë persona.

Kryeministri Narendra Modi u takua me ministrin e shëndetit të Dielën në mëngjes për të shqyrtuar krizën.

Spitalet po luftojnë për të trajtuar pacientët mes një mungese kronike të shtretërve dhe oksigjenit mjekësor.

India ka regjistruar më shumë se 19 milion raste të koronavirusit – i dyti vend pas SHBA. Gjithashtu ka konfirmuar më shumë se 215,000 vdekje, megjithëse numri i vërtetë mendohet të jetë shumë më i lartë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!