Pfizer ka nisur provat klinike për të testuar vaksinën e saj të fëmijët nga 6 muajsh deri në 11 vjeç, një hap vendimtar për të marrë autorizimin për përdorim urgjent dhe për të filluar vaksinimin e fëmijëve.
Pjesëmarrësit tashmë kanë marrë dozat e para të cilat u zhvilluan në partneritet me prodhuesin e ilaçeve gjermane BioNTech , sipas një njoftimi nga Pfizer. Kompania synon të regjistrojë 144 fëmijë në fazën e parë, të grupmoshave- midis 6 muajsh dhe 2 vjeç, 2 dhe 5 vjeç dhe nga 5 deri në moshën 11 vjeç.
Fëmijët do të marrin një dozë prej 10 mikrogramë përpara se të marrin një dozë më të lartë, tha Pfizer. Studiuesit më pas do të vlerësojnë sigurinë dhe efektivitetin duke matur nivelin e dozave të zgjedhura në fazën tjetër të provës.
Fëmijët që kanë marrë placebo do të kenë mundësinë të vaksinohen. Vaksinimi i fëmijëve është thelbësor për t’i dhënë fund pandemisë, thanë zyrtarët e shëndetit publik dhe ekspertët e sëmundjeve infektive.
SHBA nuk ka gjasa të arrijë imunitet të tufës derisa fëmijët të vaksinohen, pasi ata përbëjnë afërsisht 20% të popullsisë amerikane, sipas të dhënave të qeverisë./abcnews.al