COVID-19, Parisi dhe Marseja shpallen nga qeveria franceze zona me rrezik të lartë

schedule12:05 - 14 Gusht, 2020

schedule 12:05 - 14 Gusht, 2020

Qeveria franceze shpalli Parisin dhe Marsejën si zona me rrezik të lartë për shkak të rasteve të konfirmuara me koronavirus.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se masat janë vendosur për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Në këto dy vende autoritetet kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave në ambientet publike.

Ndërkohë në Francë vijon të ketë rritje të rasteve të reja me koronavirus. Autoritetet bëjnë me dije se dje janë shënuar 2,500 raste.