Daniele De Rossi, i infektuar me Covid-19 prej ditësh, është shtruar në spitalin Spallanzani në Romë. Ish-mesfushori i Romës prej javësh është bërë pjesë e stafit te trajnerit Mancini te Italia, ku në grumbullimin e fundit Covid-19 u ul këmbëkryq.
Gjendja shëndetësore e De Rossit nuk është normale dhe mjekët kanë sugjeruar ta shtrojnë si masë paraprake. Mjekët do shikojnë gjendjen e tij çdo ditë dhe nuk kanë dhënë asnjë afat sesa do rrijë nën regjimin spitalor.
De Rossi është vetëm një nga pjesëtarët e stafit të kombëtares, që u infektuan me Covid-19. Jo vetëm stafi, por edhe lojtarët e pësuan. Bernardeschi, Bonuçi, Cragno, Florenzi, Grifo, Pessina, Sirigu dhe Verratti u infektuan gjatë grumbullimit të Italisë. /abcnews.al