COVID-19/ “Njerëzit po vdesin si peshqit”, spitalet në Delhi përballen me mungesë oksigjeni

schedule08:09 - 23 Prill, 2021

schedule 08:09 - 23 Prill, 2021

Sistemi shëndetësor në Indi është në kolaps, mes numrit të lartë të lartë të rasteve dhe humbjes së jetëve, autoritetet bëjnë thirrje për  ndihmë për shkak të mungesës së oksigjenit, shtretërve, ilaçeve thelbësore si edhe testeve.

Vala e dytë e koronavirusit në Indi rezultoi të ishte fatale, me një numër të lartë viktimash dhe pacientë të gjendur në radhë të gjata në dyer të spitaleve  për shkak të mungesës së shtretërve në spitale.

Të paktën në dy spitale në Delhi oksigjeni është drejt fundit, ndërsa kriza e sistemimit shëndetësor po mbërthen disa shtete.

Deri më tani në Indi janë raportuar 16 milion të rasteve më Covid, një numër rekord ky i shënuar të enjten.

Kryeministri Narendra Modi pritet që të zhvillojë një takim më kryeministrat e shteteve të prekura nga kjo sëmundje.

Tre vende të tjera si Gujarat, Uttar Pradesh dhe Haryana gjithashtu po përballen me një mungesë të oksigjenit.

Ndërkohë politikani indian, Saurabh Bharadwaj  i cili tashmë po merr trajtim për Covid në një spital në Delhi, bën thirrje për ndihmë të autoriteteve, ndërsa thekson se spitali nuk ka oksigjen.

“Këtu shumë njerëz janë të varur nga oksigjeni dhe shumë kanë mbetur pa oksigjen. Këtu njerëzit po vdesin si peshqit të cilëve u mungon ujë”, tha ai.

Delhi dallohet për aparatura të mira të sistemit shëndetësor, por duket se është gjunjëzuar nga kjo pandemi.

Por si u përkeqësua situata e koronavirusit?

Që nga muaji janar pandemia situata e pandemisë filloi të përkeqësohej. India regjistroi raste të larta të infeksioneve gjatë muajit të kaluar, ndërsa autoritetet nuk kishin marrë shtrëngim të masave. Gjithashtu organizimi i një festivali ku pjesëmarrës ishin miliona qytetarë rezultoi me rritje të shifrave.

Po ashtu edhe mutacionet e reja të Covid sollën transmetueshmëri të lartë.

Nga ana tjetër tubimet politike të mbajtura edhe nga vetë kryeministri Narandra Modi, nuk kanë ndihmuar në parandalimin e përhapje së Covid-19.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!