Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

COVID-19/ Një në nëntë persona në Britani jetojnë nën masa të rrepta sigurie

schedule10:02 - 12 Shtator, 2020

schedule 10:02 - 12 Shtator, 2020

Një në nëntë persona në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar jetojnë nën masa të rrepta sigurie, sipas një analize nga Pamela Duncan. Një total prej 7,317,093 personash, 11% e popullsisë në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë në zonat më të prekura nga koronavirusi dhe ndodhen ende nën masa të rrepta sigurie për shkak të Covid-19.

Birmingham, Sandwell dhe Sollihull u shtuan në listën e zonave që do të kenë kufizime të reja. Rreth 8.9% e popullsisë së Anglisë ndodhet nën bllokim. Në Lanarkshire, pothuajse 1.8 milion ndodhet ende nën masa të rrepta të izolimit, ekuivalente me gati një të tretën (32.3%) të popullsisë së përgjithshme.

Ndërsa 181,000 persona në Caerphilly  ndodhen nën masën e sigurisë, 5.7% e popullsisë të Uellsit. s.ba/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!