Amadou Diawara ishte lojtari i vetëm i infektuar me COVID-19 te Roma, ndërkohë që ditën e sotme ka dalë pozitiv edhe një tjetër. Bëhet fjalë për Riccardo Calafiori, i cili e ka zbuluar diçka të tillë përmes një postimi në rrjetet sociale.
Italiani tregon se është izoluar dhe u thotë miqve të tij se është mirë nga ana shëndetësore dhe se mezi pret të rikthehet në fushë. Kështu te Roma, ku është pjesë edhe Marash Kumbulla, del edhe një tjetër lojtar me COVID-19.
Kështu dy mungesa janë të sigurta në ndeshjen e nesërme kundër Benevento, por mund të shtohet edhe një tjetër. Corriere dello Sport shkruan se ekziston frika se edhe një futbollist tjetër i ekipit të parë është infektuar. /abcnews.al