Covid-19/ Nga e hëna do të funksionojnë korridoret e gjelbra për kalimin me përparësi të ushqimeve dhe barnave

schedule13:43 - 11 Prill, 2020

schedule 13:43 - 11 Prill, 2020

Vendet e Marrëveshjes së Tregtisë së Evropës Qendrore (CEFTA) kanë aprovuar një listë të mallrave thelbësorë që duhet t’i jepet përparësi kur bëhet fjalë për transportin ndërkufitar në këtë kohë të pandemisë.

Qëllimi është të sigurohet furnizimi i duhur i njerëzve përballë krizës së shkaktuar nga COVID19.

Këto janë pajisje ushqimore dhe mjekësore që në të ardhmen do të kenë një përparësi kalimi në të ashtuquajturat “korridore të gjelbërta”, të vendosura me qëllim të transportit më efikas dhe kalimit më të shpejtë të kufijve për të gjitha mallrat.

Transporti përmes të ashtuquajturave “korridore të gjelbra” do të thotë procedura të përshpejtuara ligjore dhe shëndetësore në vendkalime të caktuara kufitare që do të jenë të hapura për transportin e mallrave 24 orë në ditë në të shtatë ditët e javës.

Njoftimi për mbërritjen e mallrave në pikat e kalimit kufitar do të bëhet përmes Sistemit Elektronik të Shkëmbimit të të Dhënave midis administratave doganore brenda CEFTA-s. Sekretariati i CEFTA në Bruksel tha se koncepti i “korridoreve të gjelbra” do të fillojë të zbatohet që nga 13 prilli./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!