COVID 19 në vend, 37 raste të reja dhe asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

schedule18:11 - 6 Janar, 2023

schedule 18:11 - 6 Janar, 2023

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin nga COVID-19 në vend.

Mësohet se ka pasur 37 raste të reja dhe asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit.

Janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,093 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë: 569 testime, 37 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 15 të shëruar në 24 orët e fundit

6 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 569 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 37 qytetarë, në Bashkitë:

16 në Tiranë, 5 në Durrës, 3 në Përmet, nga 2 qytetarë në Tropojë, Fier, Sarandë, Kuçovë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Rrogozhinë, Patos, Tepelenë.

Janë 189 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,093 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 6 Janar 2023)

Raste të reja ditore 37
Të shëruar në 24 orë 15
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 569

Testime totale 2,021,497
Raste pozitive 332,878
Raste të shëruara 329,093
Raste Aktive 189
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 128
Fier 17
Durrës. 14
Gjirokastër. 8
Berat. 7

Vlorë 7
Kukës. 3
Lezhë. 2
Shkodër 2
Korçë 1/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!