COVID 19 në vend, 13 raste të reja dhe asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

schedule19:43 - 21 Janar, 2023

schedule 19:43 - 21 Janar, 2023

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme mbi bilancin e COVID 19 në vend.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 13 persona të infektuar dhe fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete.

Aktualisht janë shëruar 26 qytetarë në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,376 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i MSH

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 400 testime, 13 qytetar të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 26 të shëruar në 24 orët e fundit.

21 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 400 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 13 qytetarë, në Bashkitë:

4 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Fier, nga 1 qytetarë në Durrës, Kamëz, Lushnje, Sarandë, Berat.

Janë 197 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po merr trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 26 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,376 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 21 Janar 2023)

Raste të reja ditore               13

Të shëruar në 24 orë             26

Të shtruar në spitale             1

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       400

Testime totale                   2,027,626

Raste pozitive                      333,169

Raste të shëruara                  329,376

Raste Aktive                             197

Humbje jete                              3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    134

Fier                           21

Vlorë                         17

Berat.                        7

Shkodër                 5

Lezhë.                       4

Durrës.                      4

Gjirokastër.              2

Korçë.                       2

Elbasan.                  1

/abcnews.al