Covid-19 në Shqipëri, 31 raste të reja, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

schedule17:06 - 7 Maj, 2022

schedule 17:06 - 7 Maj, 2022

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë  janë konfirmuar 31 raste të reja me Covid-19, nga 944 teste të kryera në total.

Të infektuarit janë regjistruar në këto bashki: 16 në Tiranë, 3 në Fier, 4 në Kolonjë, 2 në Sarandë, nga 1 qytetar në Lezhë, Kamëz, Vlorë, Himarë, Tepelenë, Korçë.

Ndërkohë  284 qytetarë janë  aktivë me covid-19 në gjithë vendin.

Lexo edhe: Spitali Amerikan vlerësohet me çmimin “Hero Covid-19”

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 32 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,561 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (07 Maj 2022)

Raste të reja ditore 31
Të shëruar në 24 orë 32
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 944

Testime totale 1,812,147
Raste pozitive 275,341
Raste të shëruara 271,561
Raste Aktive 284
Humbje jete 3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 168
Fier 40
Vlorë 30
Korçë 10
Shkodër 8
Durrës 7
Lezhë 7
Elbasan 6
Berat 3
Kukës 3
Gjirokastër 2

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!