Një tjetër rast me koronavirus është konfirmuar në Gjirokastër. Gazetari Orges Sako raporton për abcnews.al se një nxënëse në kasën e pestë në shkollën “Koto Hoxhi” në Gjirokastër ka rezultuar e infektuar me koronavirus.
Më herë abcnews.al raportoi se një nxënëse e klasës X të gjimnazit të qytetit ka rezultuar e infektuar duke detyruar mbylljen e klasës, tamponimin e nxënësve dhe mësuesve.
“Shërbimi epidemiologjik i Gjirokastrës ka kryer testimin në dy shkolla në Gjirokastër dhe kemi dy nxënës të infektuar nga kontakte të prindërve që punojnë në fasoneri. Një është në klasën e 10 dhe është izoluar dhe marrë mostra e të gjithë nxënësve që ishin në atë klasë.
Po ashtu në shkollën ‘Koto Hoxhi’ edhe aty ka rezultuar një nxënës pozitiv edhe ai e ka marrë nga familjarët e vet. Është marrë mostra edhe aty, është bërë edhe testimi i mësuesve, është bërë izolimi i klasës. Jemi në pritje të përgjigjeve.
Po ashtu në rezultate e testeve që kanë dalë sot ishin 5 pozitivë edhe në institucione të tjera si masoneri, dogana dhe dy biznese të tjera private”, ka deklaruar shefi epidemiolog, Arenc Brahimi. g.v/abcnews.al