Testimet për COVID-19 në klubet e Premier League vijojnë. Së fundmi janë bërë sërish teste, pas atyre të bëra një javë më parë. Rezultatet e tyre kanë nxjerrë edhe dy të tjerë të prekur me koronavirus.
Kështu, numri i të prekurve tashmë shkon në tetë dhe janë staf/lojtarë nga 5 klube të elitës së futbollit anglez. Të gjithë janë izoluar, ndërkohë që deri më tani numri i të testuarve ka shkuar në 1744.
The 2 clubs to each record a positive result in round 2 of #COVIDー19 testing are different from the 3 clubs who recorded 6 positives in round 1. So currently there a 8 players/staff across 5 Premier League clubs in 7-day periods of self-isolation, from 1,744 tests @TheAthleticUK https://t.co/XAK6E25Uh7
— David Ornstein (@David_Ornstein) May 23, 2020
Një prej lojtarëve të prekur është Adrian Mariappa, i cili është shokuar nga kjo që i ka ndodhur. 33-vjeçari, për “The Telegraph”, disa ditë më parë deklaronte: “Që kur dola pozitiv me koronavirus të martën, kam qenë duke vrarë mendjen se si mund ta kem marrë atë.
Ishte një surprizë e madhe për mua, sepse me të vërtetë nuk jam larguar nga shtëpia, përveçse ndonjë rasti kur kam bërë disa ushtrime jashtë, apo kur kam dalë me fëmijët për të ecur”. Te Watford, të prekur janë edhe dy pjesëtarë të stafit, ndërkohë që edhe Ian Woan, ndihmëstrajneri i Burnley, ka dalë pozitiv. /abcnews.al