Pesë raste të reja janë konfirmuar këtë të dielë në Lezhë, duke e çuar në 19 numrin e të infektuarve.
Gazetari Gjergji Figuri, bën me dije për Abc News se 5 rastet e reja në Lezhë janë raste të importuara nga jashtë dhe nuk flitet për një vatër infeksioni në këtë qytet. Tre të infektuar në Lezhë janë persona të riatdhesuar nga Italia dhe nga Greqia të cilët duket se nuk kanë zbatuar rregullat e vetëkarantinimit.
Burime për Abc Neës bëjnë me dije se në Krujë janë konfirmuar 5 raste të reja, duke e rritur numrin e të infektuarve. Rastet e reja mësohet se janë raste kontakti.
Ndërkohë në vendin tonë deri më tani kanë humbur jetën 43 persona dhe janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 1891 të infektuar. /abcnews.al