Italia ka shënuar numrin më të lartë të infektuarve me Covid-19 që prej muajit maj.
Në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë 1071 persona ndërkohë që tre persona kanë humbur jetën.
Në total në Itali janë shënuar 35,460 viktima nga Covid-19, dhe 258,136 të infektuar.
Të shëruar janë 205,203 ndërsa raste aktive janë 17,503 pacientë.
Shifrat e të prekurve përgjatë ditëve të fundit kanë pësuar një rritje të ndjeshme në krahasim me ditët e para pas lirimit të masave./abcnews.al