Covid-19/ Ndryshon ora policore? Ekspertët vendosin: Ka pasur një përkeqësim

schedule14:11 - 22 Tetor, 2021

schedule 14:11 - 22 Tetor, 2021

Masat shtrënguese për parandalimin e Covid-19, nuk do të ndryshojnë. Ky ka qenë vendimi i marrë në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve ditën e sotme.

Sipas zv.ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli pavarësisht se në vend ka një përkeqësim të shifrave me infektimet, nuk është para e nevojshme për të ndryshuar masat shtrënguese.

“Niveli i masave shtrënguese do mbetet i njëjtë. Komiteti tërheq vëmendjen tek zbatimi i masave dhe kështu nuk ka vend për shtrëngime të mëtejshme” tha Mira Rakacolli.

Ekspertët kanë bërë thirrje edhe një herë që qytetarët të vaksinohen si dhe të ruajnë distancën.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!