Pandemia e Covid-19 krahas ndryshimit të shumë ekulibrave ekonomikë dhe socialë duket se do të ndryshoj edhe ekulibrat e politikës. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka flet për një situatë të re në politikën shqiptare por duke theksuar se qasjet e demokratëve për zgjedhjet e parakohshme dhe largimin e Edi Ramës nuk kanë ndryshuar.
“Normal që disa gjera kanë ndryshuar, nuk është se jemi në kushte krejt normale dhe nuk ka ndryshuar edhe politikisht disa pika. Psh. Zgjedhjet e parakohshme, ne kërkojmë, qoftë një javë, një muaj, apo 6 muaj para ato duhet të zhvillohen. Sepse një orë e më parë të shpëtojmë nga ky kryeministër, për shqiptarët është një orë më shumë mundësi për të filluar një jetë normale. Nga asnjë prej kërkesave ne nuk kemi hequr dorë”, thotë Paloka.
Kërkesën që bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri i drejtoi ambasadores së SHBA, Yori Kim për të rikthyer opozitën në tryezë e sheh të pakuptimtë për aq kohë sa opozita alternativën e saj e ka dorëzuar në tryezën e reformës.
“Në tryezën e zhvilluar për Kodin Zgjedhor, të gjitha propozimet e bëra deri tani janë të PD dhe të opozitës. Ne kemi paraqitur platformën tonë dhe është ai Damian Gjiknuri ose Rama që duhet të japë përgjigje propoziveve tona. Nuk e di s ecila pjesë e shoë-t është kjo që iu kërkoka ambasadës së SHBA të ndërhujë te PD. Për çfarë? Ne kemi qenë aktivë, kemi bërë propzoimet tona dhe presim përgjigje”, thekson demokrati.
Për nënkryetarin e demokratëve, Edi Rama humbi shanset që iu dhanë për të menaxhuar krizat me të cilat u përball, duke kujtuar se në vend të propagandës duhet t’iu ishte përgjigjur emergjencave humanitare dhe ekonomike.
“Ne kemi qenë të parët që kemi bërë propozimet qoftë për tërmetin, por edhe për rastin e koronavirusit vendosjen e Fatkeqësisë Natyrore. Vendosja e kësaj gjendje detyron qeverinë që të kompensojë të gjitha humbjet që kanë qytetarët. Detyrimi që ka qeveria për të kompensuar njerëzit ka qenë zero. Ai thonë nesër do dalin qentë, nesër do dalin mace. Kjo ëhstë një lloj tallje”, shprehet Paloka.
Kurdo të jenë me Edi Ramën në zgjedhje, demokratët janë të bindur se do të përballen me një kundërshtar të dobësuar politikisht.
“Nëse ai do kishte arritur të menaxhonte Rama qoftë edhe njërën nga situatat, qoftë edhe përgjysmë, atëherë mund të riparonte diçka nga humnera ku kishte rënë para këtyre dy situatave. Por në fakt në të dyja rastet, e dy fatkeqësive ai e thello gropën e tij dhe rezultatin mund ta shohësh në rrugë kur takon qytetarët”, thotë Paloka
Dy muaj pas pezullimit të aktiviteteve politike për shkak të Covid-19, kryedemokrati Basha ka riaktivizuar strukturat e tij për të vijuar aksionin opozitar. /abcnews.al