Covid-19 ndalon protestat, por jo tubimet politike

schedule17:37 - 5 Nëntor, 2020

schedule 17:37 - 5 Nëntor, 2020

Nga Maksi Rama

Që prej nisjes së pandemisë në vendin tone janë të ndaluara protestat dhe tubimet e ndryshme, vendim i marrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Sipas Avokatit të Popullit, ky vendim duhet rishikuar pasi ka shumë paqartësi dhe mohon të drejtat e njeriut

Por kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve ka mbrojtur vendimin duke kundërshtuar propozimet. Ajo argumentoi se pas  çdo proteste, numrit i infektuarve me Covid është rritur.

Përfaqësues të shoqërisë civile deklaruan se vendimi për ndalimin e tubimeve zbatohet në  mënyrë të njëanshme. Ata marrin si shembull grumbullimet e forcave politike. Pa një përgjigje të qartë, Rakacolli la të nënkuptohet se tubimet politike janë në kundërshtim të urdhrit.

Pavarësisht tubimeve paqësore, shpesh policia ka shoqëruar protestuesit ne komisariat. Këto veprime për avokatin e popullit janë rrezik për përhapjen e virusit për shkak të mungesës së masave anti-covid në ambientet e paraburgimit./mv.abcnews.al