Grupi organizator i panairit të librit të Tiranës ka njoftuar se në vitin e 23-të tij, panairi i librit nuk do të mbahet.
Njoftohet se pavarësisht interesimit dhe përgatitjeve për të bërë të mundur mbajtjen e panairit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk ka dhënë lejen përkatëse, për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së Covid-19.
NJOFTIMI
“Të dashur kolegë botues, librarë, ekspozues, pjesëmarrës në Panairin e Librit të Tiranës,
ju vëmë në dijeni që, pavarësisht gjithë interesimit tonë dhe përgatitjeve për të bërë të mundur organizimin e Panairit të 23 të Librit, sipas planifikimit më 12-15 nëntor 2020, përgjigja që erdhi sot, dt. 14.10.2020, nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, ështe negative, për shkak të “rrezikshmërisë së lartë në përhapjen e Covid-19 gjatë këij aktiviteti, në situatën në të cilën ndodhemi”.
Ju falënderojmë të gjithëve për mirëkuptimin dhe mbështetjen dhe ju urojmë punë të mbarë,
Grupi organizator!”
n.d./abcnews.al