Covid-19 na mësoi se duhet të zgjerojmë horizontet

schedule11:17 - 28 Janar, 2021

schedule 11:17 - 28 Janar, 2021

History Today

Të dy, si  prodhuesit dhe konsumatorët e historisë priren të ndahen në dy kampe. Ka nga ata që kërkojnë të gjejnë të tashmen në të kaluarën, duke përdorur shembuj nga historia për të konfirmuar paragjykimet e tyre aktuale.

Dhe ka nga ata që merren me të kaluarën, duke u përpjekur të kuptojnë pikëpamje të ndryshme të botës, sado të çuditshme dhe zhgënjyese mund të duken.

Një nga thirrjet e studimit të së kaluarës është panjohura dhe sfidat që ajo paraqet. Është shumë lehtë të shohësh vetveten në karakterin e dikujt tjetër. Kjo paaftësi për të parë përtej  botës, paraqet gjithashtu një sfidë për të kuptuari të së tashmes dhe, në të vërtetë, të së ardhmes.

Në  fillim të vitit të ri, rastet e Covid-19 dhe variantet e tij të reja janë në rritje. Megjithëse vaksinat janë zhvilluar  dhe janë të lira si në rastin e versionit të Oksfordit- mund të kemi edhe shumë muaj të zymtë përpara.

Kjo situatë, mbase, mund të ishte shmangur ose të paktën të zbutej në një farë mënyre nëse Perëndimi do të  kishte menduar edhe për pjesën tjetër.

Kur virusi u shfaq për herë të parë, mediat perëndimore, veçanërisht në Britani, shfaqën një pamje parokiale të ngjarjeve.

Vendi u përqendrua në  shpërthimet dhe përgjigjet midis fqinjëve të saj, në Itali, në Spanjë. Në pjesë të Azisë, një histori shumë më ndryshe por e nën-raportuar po përhapej kudo- në politikë, ekonomi dhe kulturë – si Koreja e Jugut, Vietnami, Tajvani, Singapori dhe Japonia.

Suksesi i vendeve të tilla mund të llogaritet nga mbajtja e maskave, e përhapur që nga shpërthimet e SARS në fillim të viteve 2000.

Raportet e fundit nga Europa dhe SHBA-ja kanë qenë dëshpëruese.

Ndërsa të dhenat nga Azia  kanë ofruar jo vetëm shpresë por edhe udhëzime. Ndoshta përvoja e vitit të kaluar mund të nxisë më shumë prej nesh në Perëndim – përfshirë historianët – të shohim përtej horizontit më të afërt./abcnews.al