Covid-19, mjekja flet për shëndetin mendor: Është rritur niveli i depresionit

schedule08:45 - 27 Prill, 2020

schedule 08:45 - 27 Prill, 2020

Në një intervistë me Enkel Demin në “Abc-ja e mëngjesit”, mjekja psikoteraupete në Gjermani, Aurora Meta foli për depresionin e shkaktuara nga izolimi për shkak të Covid-19.

Ajo tha se është rritur niveli i depresionit në vendet evropiane, ndërsa Shqipëria është më pak e prekur.

“Është vënë re rritja e nivelit të ankthit dhe depresionit gjatë karantinës. Kjo është diçka që është vënë re në të gjitha vendet evropiane, por sidomos ato të veriut. Shqipëria është më pak e prekur.  Është si pasojë e frikës nga vdekja që të reagojmë me çrregullime të ankthit”, tha ajo.

Një shqiptar u ekzekutua nga policia amerikane pak ditë më parë, pasi ky i fundit për shkak të gjendjes së tij të rënduar doli dhe kërcënoi me armë në rrugë. Lidhur me këtë rast, mjekja tha se ka të bëjë me një çrregullim të rëndë, dhe se aksioni i kësaj vrasje duhet parë edhe nga ana ligjore.

“Në këto kushte të izolimit shtëpiak fillon të atë të ashtuquajtur qetësi. Fillojnë të dalin nga bunkeri i nënvetëdijes.  Ka qenë një çrregullim i rëndë. Aksioni i vrasjes së këtij personi duhet parë edhe nga ana ligjore. Në Gjermani i ruajnë këto të drejtat e njeriut. Duhen përpjekur të evitohen ëto aksione ekstreme”, u shpreh ajo.

E pyetur nga Enkel Demi se sa e vërtetë është që lindorët e kalojnë më me qetësi këtë sitautë sesa perëndimorët për shkak se janë mësuar me izolimin, Meta e cilësoi si klishe.

“Është një klishe. Nga ana psiqike nuk është e vërtetë, që sa më shumë presion i bën një personi aq më mirë e përballon stresin”, tha ajo. 

“Luftimi i vetëvlerësimit për ne shqiptarët vjen nga brenda. Prandaj është një punë e madhe që na pret. Psiqika e njeriut pavarësisht veçorive që ka, psikika e njeriut ka një standard se si reagon ndaj stresit. Ne si shqiptarë kemi po aq të drejta të barabarta që të ngulojmë në të drejtën tonë të daljes nga izolimi në mënyrë të disiplinuar. Këtu në Gjermani dalin njerëzit dhe nuk ka kufizim me apo pa fëmije”, shtoi mjekja.

Meta përshkroi edhe karakteristikat e një pacienti që shkon tek ajo. “Një pacient vjen më thotë se ka marrje frymë, i dridhen duart. Ky person mund të jetë 40 vjeç, unë bëj atë diferencimin e diagnozave për një person që nuk ka pasur asnjë sëmundje të deritanishme. Pas pyetjeve zbulojmë se ky person vuan nga një çrregullim i panikut. Kjo kategori pacientësh bëjnë 90% të rasteve që vijnë në klinikën time, dhe më thonë unë dyshoj se kam korona”, tha ajo. /abcnews.al