COVID- 19, mjekët: Mbani nën kontroll nivelin e sheqerit dhe sëmundjet endokrine

schedule15:41 - 24 Korrik, 2020

schedule 15:41 - 24 Korrik, 2020

Të gjithë ata që vuajnë nga diabeti duhet të mbajnë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak.

Këshilla vjen nga mjekja endokrionologe në spitalin Hygeia në Tiranë Blertina Dyrmishi e cila shpjegon se problemet me diabetin ndikojnë në komplikimin e gjendjes shëndetësore në rast prekje nga koronavirusi.

“Të sëmurët me diabet duke qenë se janë një pjesë e popullatës që janë më shumë të rriskuar për patologjinë e lidhur me COVID-19, tek këta të sëmurë jo vetëm që nuk duhet të ndërpresim trajtimin e tyre, por duhet të jenë më të kujdesshëm në matjen e glicemive gjatë kësaj periudhe dhe duhet të kontaktojnë mjekët nëse do të kenë shfaqje të simptomave të COVID-19”, sqaroi mjekja.

Mjekja Blertina Dyrmishi tregon gjithashtu dhe disa probleme të tjera endokrine për të cilat kërkohet kujdes dhe më i veçantë këto kohë.

“Qoftë të sëmurët që kanë probleme të uljes së funksionit të tiroides të hipotirozës ashtu edhe të sëmurët që kanë rritje të funksionit të hipertirozës nuk duhet të ndërpritet mjekimi. Por në rast se gjatë kësaj periudhe të sëmurët vënë re se kanë një rikthim të simptomave të tyre apo një keqësim të situatës klinike jo domosdoshmërish të lidhur me situatën pandemi dhe me shenjat e COVID-19, por me shenjat bazë të diagnozës së tyre të hiper apo hypotyrozës, këta të sëmurë duhet të kontaktojnë me mjekët sepse mund të kenë nevojë për të ndryshuar apo modifikuar trajtimin e tyre. Është edhe një grup i rëndësishëm i të sëmurëve endokrinologjik që janë me një ulje të funksionit të gjëndrave adrenale që marrin mjekim zëvendësues me kortizonik. Një mjekim i cili në rast të shfaqjes së simptomave COVID-19 ka nevojë patjetër që të rritet doza e mjekimit”, tha më tej mjekja.

Pacientët që zgjedhin spitalin Hygeia në Tiranë  për tu kuruar mund të përfitojnë nga paketa e kontrollit të tiroides me kosto prej 6 mijë lekësh. /abcnews.al/