Covid-19, Mesila Doda: Të bashkohemi me SHBA-në dhe Gjermaninë për të kërkuar dëmshpërblim nga Kina

schedule16:12 - 20 Prill, 2020

schedule 16:12 - 20 Prill, 2020

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU, Mesila Doda ka propozuar që  Shqipëria t’i bashkohet inisiativës së SHBA-së dhe Gjermanisë për të kërkuar dëmshperblimin nga qeveria kineze, për pasojat e koronavirusit.

Doda bën fajtore Kinën si shkaktare për përhapjen e virusit që gjunjëzoi botën, dhe sipas saj nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi.

Mesazhi i Mesila Dodës:

Shqiperia dhe gjithe vendet e rajonit duhet ti bashkohen inisiatives se USA dhe Gjermanise per te kerkuar demshperblimin nga qeveria kineze. Nje bote e tere ne vuajtje e mjerim, qindra mijra vdekje dhe askush nuk ka pergjegjesi??? E nxoren nga laboratori dhe mbajne pergjegjesi, e sollen nga konsumimi i kafsheve qe nuk jane per ushqim e prape mbajne pergjegjesi… kjo eshte bote globale e nese nuk respekton rregullat e civilizimit ku jeton duhet te pergjigjesh nje me nje per pasojat.

Historia nuk mbaron ketu, perzune gazetaret, fshehen numrat e viktimave dhe vazhduan te qarkullojne miliona njerez ne bote derisa e gjithe bota u kthye ne nje spital te madh e ne kufijte e mjerimit dhe urise per miliona te tjere, nderkohe qe vete vazhdojne spekulojne ne tregje e blejne prona e pasurojne ekonomine e tyre.

Aksion internacional i drejtesise per pagesat e te gjitha demshperblimeve… kjo eshte urgjente sapo te kaloje vala e pare e goditjes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!