Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Meksikë është rritur në 46.688, sipas njoftimit nga ministria e shëndetësisë. Meksika është shteti i tretë në botë sa i përket numrit më të lartë të viktimave, pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit.
Ministria e Shëndetësisë meksikane ka raportuar 8.458 raste të reja, është numri më i madh në një ditë deri më tani, ku gjithsej 424.637 njerëz janë të infektuar në shtetin meksikan. Por qeveria tha që numri aktual i të infektuarve mund të jetë dukshëm më i lartë se numri i rasteve të konfirmuara.
Në Meksikë, 688 njerëz vdiqën nga koronavirusi në 24 orët e kaluara, duke çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 46.688.
SHBA-ja ka numrin më të madh të viktimave me 152 mijë njerëz e ndjekur nga Brazili me 91 mijë vdekje. /abcnews.al

