Një skulpturë mermeri prej fëmijë, me një dorë të lidhur me zinxhir, ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale.
Skulptura e bardhë ishte vendosur në qendër te Piazza Plesbiscito në Napoli.
Vepra mësohet se është realizuar nga Jacopo Cardillo alias Jago i cili e ka quajtur, “look-down”.
Artisti ka përshkruar në këtë mënyrë edhe izolimin të cilit po i rikthehen shumë vende në botë për shkak të rritjes së infeksioneve me COVID-19.
“Një pjesë e shoqërisë është e pambrojtur, me kushte të vështira ekonomike-sociale, ashtu si ky fëmijë.
Ata bëhen edhe më të prekshëm ndaj pandemisë, shpjegon artisti, teksa shton: “pyesni të gjithë qytetarët në këtë moment të jetës së tyre ata kanë mbetur të lidhur me zinxhir”.
/abcnews.al/