Covid-19 mban peng artin, “La Bohème” në shesh, baritoni: Skena është laboratori ynë

schedule18:11 - 3 Janar, 2021

schedule 18:11 - 3 Janar, 2021

Tingujt e operas “La Boheme” përmes monitorit, thyejnë heshtjen dhe tërheqin vëmendjen e kalimtarëve. Një ndër ta është edhe këngëtari lirik Solen Alla i cili jetëson rolin e muzikantit Schaunard në këtë pjesë. Kësaj here ai është në rolin e spektatorit.

Baritoni pranon se mungesa e skenës shoqërohet edhe me firo në vokal. “Skena është laboratori ynë. Është tjetër gjë kur e shikon veten nga jashtë, por në këtë rast kam shansin të bëhem edhe publik i kësaj shfaqje, pasi kam qenë gjithmonë këngëtar. Është magji më vete të shikosh veten në sheshin qendror të Shqipërisë. Jam më kritik nga këtu sesa kur jam Live” tha ai.

Kjo pjesë cilësohet edhe opera e  Krishtlindjeve. Gjithçka fokusohet në marrëdhënien midis Rodolfos dhe Mimisë e cila përfundon me vdekjen e kësaj të fundit. Spektatorët thonë se u mungojnë shfaqjet.

Nga ana tjetër edhe ministrja e Kulturës në fund të vitit 2020, nga skena e Teatrit Eksperimental, nuk dha një datë për rikthimin e spektatorit në sallë. Edhe këtë vit, gjithçka varet nga pandemia. Artistë e institucione do vazhdojnë eksperimentin dhe përshtatjen me shfaqje virtual./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!