Covid-19, Kroos: S’ia uroj askujt, ndihem i dobët. Euro 2020? Do të jem gati

schedule16:19 - 19 Maj, 2021

schedule 16:19 - 19 Maj, 2021

Toni Kroos u infektua me Covid-19 pak ditë më parë. Mesfushori i Real Madrid ka nisur karantinën dhe shpreson të rikuperohet sa më shpejt nga pandemia për të nisur më pas përgatitjet për Euro 2020.

31-vjeçari ka folur rreth gjendjes së tij shëndetësore, teksa shprehet optimist në lidhje me pjesëmarrjen në Euro 2020. “Ndihem shumë i dobët, është një ndjesi që nuk ia uroj askujt.

Diçka e pakëndshme, nuk do doja ta përjetoja fare këtë eksperiencë, por në Europian do të marr pjesë normalisht. Nuk dua të përhap panik te njerëzit: do të jem gati për Gjermaninë.

Më parë ndihesha me keq, tani jam më mirë. Temperatura më ka rënë. E çuditshme, unë jam një person i përpiktë, por ja që u infektova edhe unë“, deklaron Kroos. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!