COVID-19/ Komisioni Evropian bie dakord për marrëveshje me kompaninë gjermane CureVac

schedule14:51 - 30 Nëntor, 2020

schedule 14:51 - 30 Nëntor, 2020

Komisioni Evropian ka nënshkruar një kontratë vaksine Covid-19 me kompaninë gjermane biofarmaceutike CureVac, njoftoi të hënën Presidentja Ursula von der Leyen.

“Sot ne nënshkruam kontratën tonë të 5-të të vaksinës, me CureVac,” shkroi von der Leyen nga llogaria e saj zyrtare në Tëitter.

Ajo tha se Komisioni Evropian tani ka siguruar gati 2 miliardë doza të vaksinave të mundshme për koronavirusin dhe se evropianët do të kenë qasje në to pasi të miratohen si të sigurta dhe efektive, “shpresojmë para fundit të vitit!”

Komisionerja e Shëndetësisë në BE, Stella Kyriakides tha në Tëitter se marrëveshja vendosi qytetarët dhe ekonomitë evropiane dhe globale një tjetër “hap më afër për të ofruar një strategji të sigurt dhe të qëndrueshme dalje nga kriza.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!