COVID-19/ Kina raporton viktimën e parë pas 8 muajsh

schedule08:31 - 14 Janar, 2021

schedule 08:31 - 14 Janar, 2021

Kina raportoi të enjten një tjetër viktimë nga koronavirusi, i pari në 8 muajt e fundit në vend.

Viktima u regjistrua në provincën e Hebei, i cili aktualisht konsiderohet vatra kryesore e të infektuarve në vend.

Sipas të dhënave, në 24 orët e fundit në Kinë janë raportuar 138 raste të reja pozitive. Ndërkohë në Wuhan kanë mbërritur 10 ekspertët ndërkombëtar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të cilët bashkë me kolegët kinezë do të hetojnë rreth origjinës së virusit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!