Covid-19 këmbëkryq te PSG, një tjetër italian humb betejën me Bayern Munchen

schedule11:58 - 5 Prill, 2021

schedule 11:58 - 5 Prill, 2021

Tjetër lojtar i infektuar në radhët e PSG-së. Pas Marco Verratit edhe Alessandro Florenzi ka rezultar pozitiv me Covid-19 pas kthimit nga grumbullimi me kombëtaren italiane, ku pati një shpërthim të virusit vdekjeprurës.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi francez, përmes një deklarate zyrtare. “Pas testit të fundit së Sars-Cov2, Alessandro Florenzi ka rezultuar pozitiv. Tashmë ai do të respketojë izolimin dhe i është nënshtruar protokollit shëndetësor.

Kujtojmë që lojtari ishte izoluar për disa ditë si masë paraprake”, shkruhet në deklaratë. Kështu kampionëve të Ligue 1 i shtohet një tjetër mungesë për duelin me Bayern Munchen ditën e mërkurë në Champions League. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!