Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti këtë të hënë ka dhënë dy lajme të mira në lidhje me ecurinë e koronavirusit.
Alimehmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se sipas një studim teknik nga University College London, rezulton se origjina kohore e SARS-CoV-2 daton ndërmjet datës 8 Tetor 2019 dhe 11 Dhjetor 2019.
Mjeku ndër të tjera në postimin e tij thekson se ky është një tregues që Kina ka gënjyer, duke treguar kurba të shtrembëruara të pandemisë.
Lajmi idytë i mirë sipas mjekut është se ndikimi i koronavirusit ka ardhur duke u zbutur tashmë.
Postimi i plotë:
Dy lajme shume te mira miqte e mi! ?
Nje superstudim shume teknik i University College London gjen se:
✅ 1. Origjina kohore e SARS-CoV-2 daton ndermjet dates 8 Tetor 2019 dhe 11 Dhjetor 2019.
Pse eshte e rendesishme?
Sepse zbulon qarte se Kina genjeu dhe tregoi kurba te shtremberuara te epidemise.
➡Mbi genjeshtrat kineze u bazuan edhe 4 supermodelet e projeksioneve, me i famshmi Ferguson et al., te cilat detyruan te gjithe shtetet te zbatonin lockdoën-et dhe bllokimin e levizjeve.
➡ Siç eshte thene edhe me pare, projeksionet bazohen mbi te dhena te meparshme.
Nese ato jane genjeshtra, edhe modelet jane genjeshtra, si rrjedhoje masat shteterore kane qene te keqinformuara prej tyre.
Ne ambientet teknike perdoret shprehja “Garbage in! Garbage out!”.
✅ 2. Ne 198 zona te ndryshme gjeografike te botes virusi po i nenshtrohet pershtatjes me njerezit, duke u zbutur.
Tani mund ta themi me plot gojen qe virusi eshte shume me i bute se me pare, dhe mund ta themi te bazuar mbi evidenca dhe jo mbi thashetheme.
Forza miqte e mi!
Natyra dhe imuniteti njerezor ka qene gjithnje me e forte se masat shteterore!
Miliona vite evolucion jane mbrojtje shume me e forte se dy-tre muaj mbyllje shteterore!/abcnews.al