Në kuadër të masave mbrojtëse për përhapjen e koronavirusit, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu njoftoi një shtetrrethim njëjavor, lidhur me lëvizjet e qytetarëve, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
“Është një kërkesë e detyrueshme. Nëse dikush mendon se po e ekzagjeroj, duhet të shohë fotografitë nga Spanja dhe Italia. Atje, nuk do të kujdesen më për të sëmurët, por po transportojnë trupat e viktimave në automjete ushtarake”, është shprehur ai.
Netanyahu ndër të tjera ka theksuar se urdhërat e emergjencës që do të miratohen nga qeveria përcaktojnë se qytetarët nuk mund të largohen nga shtëpitë, përveçse për të blerë sende ushqimore ose të marrin trajtim mjekësor./abcnews.al