Covid-19/ Izraeli ndalon fluturimet dhe për dy javë të tjera

schedule12:11 - 25 Janar, 2021

schedule 12:11 - 25 Janar, 2021

Izraeli  do të pezullojë të gjitha fluturimet hyrëse për dy javë në një përpjekje për të parandaluar përhapjen e varianteve të reja të Covid-19 .

Vendimi është miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe do të zbatohet për të gjitha fluturimet hyrëse dhe dalëse për 14 ditë. Vendi, i cili ka treguar sukses në shkallën e vaksinimit, ka qenë nën një bllokim të rreptë që nga 27 dhjetori.

Kryeministri Benjamin Netanyahu  u takua me zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Transportit, Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe Autoriteti i Aviacionit Civil për të diskutuar në lidhje më vendimin e marrë.

Sipas vendimit, fluturimet në Aeroportin Ben Gurion do të reduktohen dhe do të lejohen vetëm fluturimet e nevojshme edhe urgjente. Sipas mediave lokale, pezullimi i udhëtimeve  do të zbatohet për të gjithë, përfshirë ata që janë vaksinuar tashmë kundër Covid-19./abcnews.al